Futbollisti shqiptar Sidrit Guri e ka nisur më së miri aventurën e tij në Belgjikë duke shënuar një dygolësh që i dha fitoren 2-1 Anderlektit kundër Zeuvelentes.
Në një intervistë të bërë së fundmi sulmuesi shkodran shprehet se tani ka krijuar një ide për futbollin në Belgjikë dhe pret që sezonin e parë të kapë shifrën e 15 golave.
“Objektivi im personal është që të shënoj 15 gola. E kam parë nivelin këtu dhe nuk e shikoj të paarritshme. Njerëzit kanë interesim të madh për futbollin dhe kjo është gjë e mirë, pasi ky sport për ata luhet,”- u shpreh Guri fillimisht për ‘super sport’.
Më pas ai ‘bomberi’ foli për Kombëtaren: “Sa i përket Kombëtares, shpresoj të jem gjithmonë pjesë e Shqipërisë dhe të jap më të mirën si në çdo futbollist shqiptar që do të përfaqësojë fanellën kuqezi. Për Kombëtaren jam gati të jap më të mirën dhe pres gjithmonë të më vijë ftesa.”