Në ndeshjen e Kolumbisë kundër Senegalit James Rodriguez doli nga fusha në minutën e 31 për shkak të dëmtimit, duke bërë mërzitur të gjithë tifozët e skuadrës amerikano-latine.
Nuk dihet nëse Rodriguez do të jetë në gjendje të luaj në takimin me Anglinë në fazën me eliminim direkt, por ndërkohë tifozët kanë gjetur ‘fajtorin’ për dëmtimin e ‘yllit’ kolumbian.
Menjëherë pas mbylljes së takimit me Senegalin në ‘instagramin’ e të dashurës së James, Helga Lovekaty, kanë nisur komentet fajësuese.
“Kujdesu për James që ai të rikuperohet,”-shkruan njëri prej tyre. Një tjetër thotë: “James pyeti që a mund të largohet nga ndeshja pasi Helga i tha atij që është vetëm në shtëpi…”
Një i tretë shkruan: “Ndeshja ishte shumë e keqe, James shkoi të shihte Helgën.”