Dështimi në kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’ pritet të sjellë një revolucion tek kombëtarja gjermane. Fillimisht Federata gjermane pritet të vendosë në lidhje me trajnerit, do ti besohet sërish Joachim Low për të nisur një cikël të ri apo drejtimin e skuadrës do ta marrë një tjetër trajner.
Por teksa çështja e trajnerit vijon të jetë pezull, mediat gjermane kanë nisur të publikojnë emrat e lojtarëve që pritet të mos grumbullohen më në kombëtare. I skualifikuari i parë pritet të jetë fantazisti me origjinë turke, Mesut Ozil. Sipas mediave, Ozil pritet t’i thotë lamtumirë kombëtares pas kritikave të ashpra që ka marrë.
Po kështu, edhe Sami Khedira pritet mos të grumbullohet më ndërsa sulmuesi Mario Gomez, për shkak të moshës duket se i ka mbyllur llogaritë me kombëtaren.