Në “Samara Arena” do të luhet ndeshja e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Botërorit mes Brazilit dhe Meksikës.
Trajneri i brazilianëve, Tite, e ka vlerësuar si duhet këtë sfidë, duke aktivizuar lojtarët më të mirë që ka në dispozicion. I vetmi problem për teknikun e Selecaos është mungesa e yllit të Real Madridit, Marcelo.
Kjo sfidë do të luhet në orën 16:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.