Ndeshja ndërmjet Portugalisë dhe Uruguait ishte një nga më të diskutuarat ditët e fundit nga ana e mediave. Portugalia u eliminua nga botërori pas dy golave që Edinson Kavani shënoi.
Mirëpo në minutën e 74’ pas një dëmtimi, ai nuk arriti që të përfundonte lojën deri në fund dhe u zëvendësuar me një tjetër lojtar. Mesa duket Kavani do e mbyll rrugëtimin e tij në këtë Botëror këtu edhe pse skuadra e tij u kualifikua në çerekfinale.
Mediat raportojnë se “sipas njerëzve të afërt me lojtarin, është ‘shumë e vështirë’ që Kavani të mund të luajë të premten kundër Francës”.