Zvicra nuk do të ballafaqohet me Gjermaninë në 1/8 e finales së Kupës së Botës ashtu siç pritej, por me Suedinë. Por, anësori shqiptar i Zvicrës, thotë se për të do të kishte qenë mirë sikur të luante kundër Gjermanisë në këtë fazë të Kupës së Botës.
Kampionia e botës në fuqi, Gjermania, u eliminua nga Botërori, ndërsa Suedia zuri vendin e parë në këtë grup, dhe do të luajë kundër Zvicrës. Suedia do të jetë detyrë shumë më e lehtë sa do të ishte Gjermania, të paktën në letër, por Xherdan Shaqiri vlerëson se do të jetë ndeshje e vështirë kundër suedezëve.
Shaqiri, i cili shënoi golin e fitores ndaj Serbisë në fazën e grupeve thotë se është i përgatitur për takimin me Suedinë. “Do të kishte qenë mirë të luanim kundër Gjermanisë.
Ndaj Suedisë do të jetë ndeshje e vështirë, por do të jemi të gatshëm për të luftuar”, tha Shaqiri.