Pas dështimit në Botëror, tek kombëtarja e Spanjës kanë filluar duke gjetur trajnerin e ri që do të pasojë Fernando Hierron, i cili erdhi në krye të “La Roja”-s vetëm një ditë para se të niste ky kompeticion. Drejtuesit e federatës në vendin iberik, kanë nisur kërkimet, dhe sipas gazetës “as”, gati për të marrë drejtimin e skuadrës është Kike Sançez Flores, por edhe Luis Enrike.
Flores është i lirë për momentin, pasi nuk ka asnjë skuadër në drejtim, që kur u largua nga Espanjoli në muajin prill. Sipas “AS”, Sançez Flores i ka aftësitë për të ndryshuar trendin e përfaqësueses dhe për të bërë ndryshimet për të cilat ka nevojë skuadra.
Për sa i përket Luis Enrikes, ish-trajneri i Barcelonës e ka shfaqur në të kaluarën dëshirën për të drejtuar kombëtaren spanjolle. Por, ka edhe kandidatura të tjera që mund të marrin “frerët” e “La Roja”-s, siç janë Mishel, Pako Jemez apo Kike Setien, ndërkohë që nuk duhen nënvlerësuar as kandidaturat e Rafael Benitez, Unai Emeri, Marcelino apo Roberto Martinez, por këta të fundit janë në kontrata me skuadra të tjera./ panorama