Ylli i Liverpool, Mohamed Salah, ka firmosur kontratën e re me klubin anglez. 26-vjeçari i cili është me pushime pas eliminimit nga Botërori, ka pranuar të jetë pjesë e anglezëve për 5 vitet e ardhshme, deri në 2023.
Lajmin për rinovimin e kontratës e dha vetë futbollisti, por edhe trajneri Jurgen Kloop që u shpreh: “Rinovimi i Salah është shpërblim për një person që ka kontribuar shumë për skuadrën dhe klubin. Rinovimi tregon qartë që ai beson te Liverpuli dhe Liverpuli beson te ai”.
Me kontratën e re Salah do të përfitojë 2 fishin e asaj që merrte në sezonin e parë në “Anfield”. Nga 100 mijë stërlina në javë paga e ‘faraonit’ ka shkuar në 200 mijë stërlina në javë, 9.6 mln stërlina në vit.
Bie në sy se në kontratën e re nuk ka klauzolë largimi. Në këtë mënyrë skuadrat e interesuar për shërbimet e Salah, si Real Madrid, do ta kenë thuajse të pamundur ta transferojnë futbollistin.