Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, gjatë një eventi të zhvilluar të hënën veç të tjerave, duke pranuar se Barça është një histori suksesi në botën e sportit, ka njoftuar se veç sukseseve sportive, katalanasit kanë gjithashtu edhe klubin që siguron shumën më të madhe të të ardhurave në botë, duke triumfuar mbi Manchester United dhe Real Madrid. Sipas Bartomeut, sfida e Barças është të vazhdojë rritjen sepse aspirojnë diferencimin nga të tjerët, për të arritur ekselencën.
“Barça është klubi që arkëton më shumë se të gjithë në botë, më shumë se Madrid. Të tjerët shtrembërohen, por ne konkurojmë me ata duke u kërkuar që të jenë në përputhshmëri me Financial Fair Play”, deklaroi presidenti i Barcelonës, Bartomeu, duke sfiduar hapur rivalët, Real Madrid. Deklarata e kreut të klubit blaugrana mbështetet në studimin dhe publikimin e “Forbs”. Sipas këtij burimi, në referencë të vlerës së marrëveshjeve të sponsorizimeve, Barcelona ka një arkëtim prej 247 milionë dollarë, 45 më shumë se Manchester United dhe 47 më shumë se Real Madrid.
Keni dëgjuar për promocionin e Eurollotos në Botëror? Tani me 1 skedinë mund të fitoni 3. Bashkohuni në grupin “3 përnjëherë” dhe fitoni: http://bitly.com/3përnjëherë