Suedia ka mposhtur Zvicrën 1-0 duke kaluar në çerekfinalen e Kupës së Botës. Ishte një ndeshje e fortë mes dy skuadrave që nuk shquhen për kualitet teknik por për shpirt gare dhe punë të madhe në prapavijë. Zvicra, me Shaqirin dhe Xhakën do të kthehet në shtëpi.
Një tjetër goditje e suedezëve pritet mrekullisht nga Sommer, ndërsa Ekdal ka mundësinë më të mirë të ndeshjes, por edhe ai nuk godet mirë. Pas pushimit situata nuk ndryshon, deri në momentin e golit. Ishte Emil Forsberg ai që kaloi skandinavët në avantazh në minutën e 66’ me shumë fat, por loja e mirë e suedezëve ka merituar një gol. Më në fund Zvicra zgjohet dhe del përpara. menjëherë fillon të jetë e rrezikshme me Embolo në të majtë.