Pak ditë më parë skuadra greke e AEK Larisës konfirmoi transferimin e Idriz Bathës, duke deklaruar se ishte krenare që kishte marrë një nga futbollistin e skuadrës më të dashur në Shqipëri, Partizanit. Çuditërisht sot është mësuar se ky transferim ka dështuar. Menaxheri rumun i gjirokastritit ka kërcënuar se do ta çonte çështjen në FIFA, por klubi grek, me anë të drejtorit teknik, Vasilis Vanis, i ka bërë të ditur menaxherit se përse u mor ky vendim.
“Pikë së pari, ti më dërgove mesazhe dhe unë t’u përgjigja ty, i vetmi që ke bërë gabim për ta anuluar këtë marrëveshje je ti sepse na thatë se lojtari ka shumë oferta, si për shembull nga Astra e Rumanisë. Pasi kërkuat që rroga e tij të ishte 8000 euro në muaj, na thatë se ai fiton 6000 euro tek klubi i tij, dhe ne mësuam se ai merr vetëm 4000 euro. Tjetër, arsyeja më kryesore që u anulua kjo marrëveshje është se pamë në internet një foto të lojtarit që bënte me dorë simbolin e Shqipërisë së Madhe(shqiponjën). Kjo është diçka jo e mirë sepse ne kemi shumë lojtarë serbë në ekip dhe gjithashtu Shqipëria e Madhe përfshin vende brenda Maqedonisë, gjithashtu edhe Greqisë. Gjithashtu shumë tifozë do të mbetnin të zhgënjyer. Jua shpjegova në telefon dhe tani edhe po e shkruaj. Nuk dua ta bëj publik këtë mesazh sepse ende kam respekt për ju. Vasilis Vanis, drejtori sportiv i AEL.”