Brazili arriti të mposhtë Meksikën në fazën e 1/8-ve me një rezultat 2-0, duke e eliminuar përfundimisht nga Botërori “Rusi 2018”.
Por megjithatë duket se meksikanët e kanë një kundërpërgjigje për Brazilin dhe sidomos me yllin e tyre, Neymar.
Për këtë kanë menduar tre gazetarë meksikanë, të cilët edhe pse po largoheshin në shtëpi bashkë me skuadrën e tyre, kanë gjetur momentin për tu tallur me Neymar.
Në “TV Azteca”, njëri prej tyre imitoi simulimet e sulmuesit të PSG duke u rrotulluar në tokë disa herë dhe duke shkaktuar të qeshura tek të tjerët.
Neymar në këtë Botëror ka marrë shumë faulle dhe kujtojmë që në ndeshjen me Zvicrën ai theu edhe një rekord duke marrë plotë 10 faulle gjatë ndeshjes.