Messi dhe Ronaldo prishin martesën e çiftit rus

E Enjte, 05 July 2018 07:06

Një burrë rus ka kërkuar divorcin pas një sherri të madh me gruan e tij për çështjen se kush është më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Sipas një raporti në gazetën Argumento Fakti’, çifti i çmendur pas futbollit – me emrin Arsen dhe Lyudmilla – janë ndarë kur burri festoi fitoren e Argjentinës ndaj Nigerisë.
Dhe ai ka vendosur të marrë gjërat e tij dhe të largohet nga gruaja, e cila insiston se Ronaldo është më superior se Messi.
Divorci do të vijë për shkak të një sërë debatesh se cili prej dy yjeve të futbollit është më i mirë.
Arsen ka kërkuar divorcin në qytetin e Chelybinsk.
Pasi i tha gazetës se martesa kishte mbaruar, ai vijon: “Që në fillim të Botërorit ajo është tallur pa pushim për faktin se Messi nuk shënoi gol.
“Unë nuk durova dot më dhe i thashë se çfarë mendimi kam për Ronaldo-n. Më pas morra rrobat e mia dhe u largova.

Login to post comments