Institucioni mbikëqyrës i futbollit në Europë, UEFA, konfirmoi sot se ekipeve do t’u mundësohet të përdorin ndërrimin e katërt në kohën shtesë të kompeticioneve të saj duke filluar nga sezoni i ardhshëm.
IFAB, që merret me përpunimin e rregullave, futi ndërrimin e katërt në futboll në mars, pas dy vitesh testim në kompeticione të ndryshme.
Aleksandr Jerokhin u bë lojtari i parë që hyri në lojë si ndërrimi i katërt në Kupën e Botës 2018, për ekipin e Rusisë në ndeshjen kundër Spanjës.
UEFA njoftoi gjithashtu se ligji që lidhet me përdorimin e komunikimit elektronik për çështje teknike është miratuar.