Cristiano Ronaldo thuhet se do të fitojë 30 milionë euro në sezon falë kontratës që do të nënshkruajë me Juventusin. Një pagë e tillë stratosferike, që nuk është parë kurrë në Itali, do të krijonte në klubin bardhezi një hendek shumë të madh mes lojtarit më të paguar (CR7) dhe të tjerëve.
Për t’jua bërë më të qartë, paga e Cristianos do të jetë pak më e lartë se pagat e 5 futbollistëve bardhezinj më të paguar të momentit të marrë bashkë. Argjeninasi Gonzalo Higuain është momentalisht më i paguari te kampionët në fuqi të Italisë (7.5 milionë euro në sezon). Më pas vijnë Dybala (7), Douglas Costa (6), Pjanic (4.5) dhe Khedira (4). Në total, 5 lojtarët që përfitojnë më shumë tek Juventusi paguhen 29 milionë.