Janne Andersson, trajneri i Suedisë, që do të ndeshet me Anglinë ditën e shtunë në çerekfinalet e Botërorit “Rusi 2018”, deklaroi se nuk e humbet kohën kot duke menduar se sa shanse ka skuadra që ai drejton për t’u shpallur kampione bote.
“Sinqerisht e them, nuk e kaloj kohën me këto gjëra. Jemi të përqendruar 100% në ndeshjen e radhës, çerekfinalen kundër Anglisë”, deklaroi trajneri i Suedisë.
“Nëse fitojmë me Anglinë, do të mendojmë për ndeshjen tjetër. Ky është plani ynë tani dhe ky ka qenë që në fillim”, shtoi Andersson.