Zbuloni yllin që mund t’i shtohet Serisë A

Saturday, 07 July 2018 12:18

Transferimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos është një nga lajmet më të bujshme në botën e futbollit aktualisht, por një tjetër lajm ka gëzuar fansat e Serisë A.

Mediat italiane raportuan sot se Napoli është shumë pranë transferimit të Angel Di Marias nga Paris Saint Germain, duke bërë që kampionatit italian t’i shtohet një tjetër yll.

Argjentinasi nuk shihet si titullar nga Tuchel te PSG-ja dhe ka përfunduar në listën e lojtarëve që mund të largohen këtë verë për të siguruar para për bilancin e klubit.

Nga ana tjetër, De Laurentiis dëshiron t’i dhurojë Ancelottit një futbollist cilësor, që do të ngrinte entuziazmin në klub dhe njëkohësisht nuk do të kushtonte shumë para.

Trajneri i sapoemëruar i Napolit dhe Angle Di Maria kanë punuar bashkë edhe te Reali i Madridit, në sezonin 2013-2014, para se argjentinasi të largohej drejt Manchesterit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...