Pas festimit me shqiponjë në Botëror nga Xherdan Shairi dhe Granit Xhaka kanë nisur debatet në Federata Zviceriane të ,Futbollit. Pres saj pritet të diskutojë së shpejti për mundësinë e përjashtimit të lojtarëve që kanë dy nënshtetësi.
Ndërkohë, sekretari gjeneral i federatës, Alex Miescher ka deklaruar se në Kombëtare do të ishte më mirë të “luanin vetëm ata lojtarë që shmangin dy nënshtetësinë.”
“Kurrë nuk e kisha përshtypjen, që historia e shqiponjës dykrenore brenda ishte aq e madhe. Skuadra ishte e habitur. Besoj se drama e lojës Serbi-Zvicër ishte tepër emocionale,” tha ai duke shtuar se problemet brenda stadiumit mund të zgjidhen nga jashtë. “Në këto situata është mirë të pyesim: nëse duam lojtarë me dy nënshtetësi?”
Në fakt ky debat është pjesë e një çështjeje më të gjerë dhe të ndërlikuar, pasi nuk lidhet vetëm me lojtarët e skuadrës së Zvicrës, por me të gjithë emigrantët që jetojnë në këtë shtet dhe që zotërojnë dy nënshtetësi.