Pas vdekjes së ish-presidentit Fadil Vokrri, Federata e Futbollit të Kosovës ka mbajtur një kuvend të jashtëzakonshëm për të zgjedhur presidentin e ri. Agim Ademi është vendosur të jetë në krye të Federatës
Në një njoftim nga FFK thuhet se kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor për president të ri nisi me një minutë heshtje për nder të legjendës dhe ish-presidentit Vokrri.
Më pas me 58 vota unanime, Agim Ademi, kandidat i vetëm për këtë pozitë, u zgjodh president për një mandat 4-vjeçar. Ai deri më tani ushtronte detyrën e zv/presidentit të FFK-së.