Zlatko Daliq, përzgjedhësi i Kroacisë, ka folur i emocionuar pas fitores së madhe ndaj Rusisë në Kupën e Botës.
“Ne gjithmonë kemi një rrugë të vështirë, por duhet të luftojmë deri në fund”, ka deklaruar Daliq pas ndeshjes. “Luftë, dhimbje dhe përpjekje. Ky është shpërblimi. Kroacia është në gjysmëfinale. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Ne e dimë se si luajnë rusët, ne kaluam këtë ndeshje, por ata nuk na lejonin të luajmë. Ishte një ndeshje kundër 50 mijë tifozëve”.
“Do të ndjeja keqardhje të largohesha nga Rusia pa e parë Moskën”, ka përfunduar trajneri kroat në deklarimin e parë pas ndeshjes, transmeton KP.
Kroacia është bërë skuadra e katërt që ka siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Botës dhe do të përballet me Anglinë.