Luka Modriq u shpreh tejet i lumtur me fitoren e arritur ndaj kombëtares ruse, me ç’rast Kroacia siguroi gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
“Për ne ishte një tjetër ndeshje me shumë emocione, me intensitet të lartë. Nuk ishte e lehtë, pasi luanim kundër vendit organizator dhe presioni ishte i madh, por ia dolëm mbanë”, u shpreh kapiteni i kombëtares kroate.
Sipas Modriqit, Kroacia s’ka luajtur siç e kishte parashikuar, por tregoi karakter.
Modriq dhe Kroacia përsëritën, të paktën deri më tani, suksesin e 20 viteve më parë, duke konfirmuar se një tjetër brez i artë ka ardhur, transmeton KP.
“Jemi në gjysmëfinale dhe po shijojmë këtë fitore, ashtu sikurse shijojmë edhe kualifikimin mes 4 skuadrave më të mira në botë. Kemi kohë mjaftueshëm për t’u përgatitur ndaj Anglisë, do të jetë një tjetër sfidë e vështirë për t’u përballuar”, ka deklaruar pas fitores me penallti ndaj Rusisë mesfushori kroat.