Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal, mund të luajë rolë kyç për t’i ndihmuar gjigantit katalonas ta transferojë mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, sipas Le10 Sport.
Rabiot i ka vetëm 12 muaj të mbetur në kontratën e tij me klubin nga Parisi dhe deri tani ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re, transmeton Gazeta Express.
Ish-mbrojtësi i Barçës është i afërt me përfaqësuesit e Rabiotit dhe kampioni i La Ligës beson se ai mund të ndihmojë për t’i bindur ata ta shesin 23-vjeçarin në “Camp Nou”.