Manchester City ka arritur marrëveshje me Leicester Cityn për transferimin e yllit algjerian, Riyad Mahrez, i cili pritet të arrij në Etihad brenda 48 orëve të ardhshme për të kryer testet mjekësore.
Qytetarët dhe trajneri i tyre Pep Guardiola janë admirues afatgjatë të algjerianit Riyad Mahrez.
Drejtuesit dhe trajneri i kampionit aktual të Ligës Premier nuk kanë lënë asnjë sekret pasi kanë tentuar disa herë ta transferojnë në Etihad.
Megjithatë, sipas Daily Mail, tani saga e transferimit të tij te City po vjen tek fundi dhe lojtari shpejt mund të zyrtarizohet.
Ky medium raporton se anësori i Leicesterit është afër një lëvizje prej 60 milionë funtesh apo rreth 68 milionë euro të gjigantët e Ligës Premier.
Bisedimet thuhet se kanë përfunduar dhe Mahrez është vendosur të bëjë testet mjekësore në 48 orët e ardhshme.