Jasmin Huljaj, me rrënjë nga Kosova, është zgjedhur president i ri i klubit të futbollit nga Kroacia, Hajdukut të Splitit.
Huljaj, 49-vjeçar, i cili e ka kaluar shumicën e karrierës së tij në industrinë farmaceutike, të enjten e 4 korrikut u zgjodh presidenti i tetë i Hajdukut në 10 vitet e fundit, shkruajnë mediat kroate, transmeton Gazetas Express.
Jasmin dhe vëllai i tij Dane janë lindur në fshatin kroat Trstenik, ndërsa babai i tyre vjen nga Kosova.
Jasmin Huljaj është emër krejtësisht i panjohur në botën e futbollit, edhe pse, si shumë njerëz tjerë në Split, ai është stërvitur me Hajdukun si fëmijë. Sportet edhe sot janë aktivitet çlodhjeje për presidentin e ri të Hajdukur. Aij i pëlqen tenisi, skijimi dhe zhytja në ujë.
Shkollën e mesme e ka kryer në Split dhe ka marrë diplomën master në farmaci. Gjatë karrierës së tij, Jasmin ka ndjekur edhe shkolla ndërkombëtare.