"Perëndon" koha e Ronaldos apo Messit, 5 futbollistë në garë për “Topin e Artë

Hënë, 09 July 2018 08:42

Që nga viti 2007 asnjë futbollist i quajtur Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo nuk e ka fituar “Topin e Artë”, por duket se viti 2018 do të jetë një pikë kthese. Faktikisht vetëm Andres Iniesta në vitin 2010 dhe Franck Ribery, tre vite më vonë, kanë qenë kandidatë për të thyer hegjemoninë Messi-Ronaldo…

Specialistët e futbollit mendonin se Neymar ishte kandidati për të marrë fronin nga Ronaldo apo Messi, por një sezon i mbushur me dëmtime dhe dështimi në Kupën e Botës kanë ulur në minimum kuotat e brazilianit. Në këto kushte, pesë lojtarë kanë mbetur në garë për “Topin e Artë”, trofeu që i jepet futbollistit më të mirë në planeti.

Dy prej kandidatëve janë francezë. Kylian Mbappe ka fituar të katër trofetë e futbollit francez në sezonin 2017/2018 me Paris Saint-Germain dhe po lë një shije të mirë në “Rusi 2018”. Dy ndeshjet që mund t’i kenë mbetur në Kupën e Botës do të jetë mundësia më e mirë për numrin 10 të Francës të mbledhë vota të tjera për “Topin e Artë”, pasi u bë zyrtarisht kandidat me paraqitjen e shkëlqyer kundër Argjentinës, ku shënoi dy gola dhe dha një asist.

Nga ana tjetër, Antoine Griezmann është simboli i Atletico Madrid, ka fituar trofeun e Europa League dhe është kandidat serioz nëse do të rezultojë vendimtar në suksesin e Francës në Rusi.

Kandidati tjetër është Luka Modric. Ai do të bëhet favorit nëse fiton Kupën e Botës 2018 me Kroacinë, sepse ka në “xhepin” e tij edhe triumfin e tretë radhazi në Champions League me Real Madrid.

Te Belgjika gjejmë kandidatin e katërt. Eden Hazard dhe Romelu Lukaku janë dy nga “yjet” e ekipit të Roberto Martinez, por sipër tyre, si pasojë e sezonit me Manchester City, ku u shpall kampion i Premier League, qëndron Kevin de Bruyne. Ai doli i dytë në Premier League, pas Salah, në garën e futbollistit më të mirë në Angli, por e ka parakaluar egjiptian me paraqitjen në Rusi.

Kandidati i fundit, por që ka shanse të barabarta me të tjerët është Harry Kane, golashënuesi më i mirë deri në këtë pikë të “Rusi 2018”. Sulmuesi ka shënuar 30 gola (ose më shumë) në tre sezonet e fundit dhe nëse Anglia fiton Kupën e Botës, atëherë kapiteni i “luanëve” do të jetë pretendenti kryesor për “Topin e Artë. /Telesport/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...