Lorik Cana është pa diskutim një ndër patriotët më të mëdhenj të kohës moderne shqiptare.
Ai asnjëherë nuk ngurron të shprehë përkatësinë e tij etnike dhe krenarinë se është shqiptar.
Si kapiten i kombëtares së Shqipërisë ai arriti të ndërtonte një personazh me një influencë të jashtëzakonshme në këtë aspekt dhe madje ka qenë i përfshirë në fushata të ndryshme në promovimin e temave të lidhura me këtë çështje.
Por edhe nga Sardenja e largët, ku ai ndodhet me pushime, ka gjetur rasti t’u rifreskojë mendjen shqiptarëve me krenarinë e të qenit shqiptar, shkruan Syri.net.
Në një video të fundit, të publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale, Loriku shfaqet në bordin e një jahti, duke mbajtur në duar një flamur të vogël shqiptar dhe si kolonë zanore e videos është një nga këngët e Unikkatilit .
“Jam kon i pshtellun me flamur kur kam le”, ka shkruar Cana në mbishkrimin e videos ku edhe e ka etiketuar reperin Unikatil.
Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare përmes kësaj video ka shprehur dashurinë që ka për vendin, flamurin dhe simbolin e shqiptarëve.
Tani Cana nuk është aktiv në futboll, por është një mbështetës i madh i Kombëtares së Shqiptare si dhe i përfaqësuese së Kosovës, por edhe i çështjes shqiptare.