Skuadra e shkëndijës së Tetovës, ka shkatërruar me rezultatin 5-0 skuadrën e TNS-së, në ndeshjen e parë e vlefshme për UEFA Champions League.
Ishte Emini ai që zhbllokoi rezultatin, më pas Ibrahimi shënoi edhe 4 gola të tjerë. Pas këtij rezultati Shkëndija udhëton e qetë drejt Uellsit për të zhvilluar ndeshjen e kthimit me TNS-në.