Luka Modriq ka kaluar nëpër fatkeqësi për t'ia dalë në futbollin profesionist.
Kur kapiteni i Kroacisë ishte 6-vjeçar, ekzistenca e gjithë familjes së tij ishte vënë në pyetje, pasi gjyshi i tij i dashur u qëllua për vdekje nga paramilitarët e armatosur dhe ai u detyrua të jetonte jetë të refugjatit në shtetin e përfshirë nga lufta.
Por me gjithë këto vështirësi, kjo nuk ndaloi fëmijën ambicioz që të bëhet një nga lojtarët më të mirë në planet dhe tash në moshën 32-vjeçar një superyll botëror.
Më 8 dhjetor të vitit 1991, gjatë luftës në Ballkan, forcat paramilitare serbe ia mësynë fshatit Modriqi, në afërsi të maleve Velebit, në veri të Dalmacisë dhe ushtruan terror në familjet kroate që nuk ikën..