Kjo është fotoja e parë e Cristiano Ronaldos si një lojtar i ri i Juventusit, megjithëse nuk ka fanellën bardhezi veshur, as është paraqitja e tij zyrtare. Ky imazh është zbuluar nga portali portugez “Maisfutebol”, në edicionin e tij dixhital. Ylli i Portugalisë ka pozuar të martën në Greqi, ku ndodhet me pushime, veçanërisht në Costa Navarino, me presidentin e tij të ri, Andrea Agnelli, plus agjentin Jorge Mendes, avokatin Osorio dhe punëtorët e tjerë të “Gestifute”, agjencia që e përfaqëson, Valdir dhe João Camacho.
Agnelli udhëtoi dje në mëngjes drejt Greqisë për të mbyllur marrëveshjen dhe për ta bërë atë zyrtare, siç ndodhi gjatë pasdites së këtij 10 korriku historik. Në gjysmën e pasdites u njoftua nënshkrimi i tij, i shoqëruar nga një letër e gjatë, në të cilën Ronaldo shpjegoi largimin e tij nga klubi i bardhë.
Të hënën e ardhshme do të mbahet prezantimi i tij në Torino, si një lojtar i ri i Juventusit, i cili do të jetë edhe debutimi në këtë fazë të re. Një Ronaldo i ngazëllyer shihet në foto, feston me shampanjë nënshkrimin me bardhezinjtë, çka hap një fazë të re si në klubin e largimit të tij, Real Madrid, si atë të vajtjes, Juventus.