Shpesh thuhet se personalitetet e futbollit janë modele roli, ose të paktën duhet të jenë. Dhe kudo nëpër botë, për të gjithë admiruesit e futbollit, sidomos në kompeticione kaq të mëdha sa Kupa e Botës, ekziston një model, qoftë futbollist i veçantë qoftë skuadra në vetvete, me të cilin ata përfaqësohen dhe ‘brohorasin’.
Shqipëria vetë mungonte në këtë kompeticion (asnjëherë nuk ka qenë pjesë e një Kupe Bote), por sakaq dy skuadra zemre munguan që në nisje: Italia dhe Hollanda. Gjatë zhvillimit të këtij kompeticioni, i cili cilësohet si ‘Botërori i Çudirave’, të gjithë skuadrat të cilat ishin pretendentet për fitore nga vlerësues dhe eksperte të ndryshëm, zhgënjyen. Gjermania nuk kaloi fazën e grupeve, Brazili u skualifikua nga Belgjika, Spanja nga Rusia, Portugalia nga Uruguaj.
“Magjia’ ndodhi, Kroacia, pasi u kualifikua për në gjysmëfinale falë fitores ndaj Rusisë, ‘të zotërve të shtëpisë”; korri një tjetër fitore, atë që i dhuroi biletën e finales, falë rezultatit 2-1 me Anglinë.
Një skuadër nga Ballkani, Kroacia, është për herë të parë në një finale Botërori, basti 50/50 e së cilës është që të fitojë 38 milion dollarë (çmimi i konfirmuar nga FIFA, 40 % më shumë se sa ai i Kupës së Mëparshme të Botës në Brazil).
Çfarë mësojmë ne nga Kroacia?
Kroacia po shfaqet në finalen e parë të Kupës së Botës. Kroacia mundi Anglinë 2-1 në sajë të golit të Mario Mandzukic në kohën shtesë. Kjo nuk ka qenë fitorja e vetme për Kroacinë, e cila fitoi dy ndeshjet e para të Kupës së Botës kundër Danimarkës dhe Rusisë përmes penalltive.
Kroacia hapi shanset gjatë Botërorit për të fituar turneun, gjë që asnjë parashikim nuk e kishte dhënë më parë apo gjatë turnamentit. Atë që ekspertët e fushës theksojnë që Kroacia ka për të mësuar të gjithë skuadrave të tjera është: shkathtësia, fryma e grupit dhe vendosshmëri e hekurt.
Lokalet kryesore në Tiranë konfirmuan që në gysmë finale pjesëmarrja e të rinjve kryesisht ishte tepër e lartë, ku 90 % e tyre ishin tifozë të Kroacisë. Sipas tyre, kjo vjen për disa arsye: solidariteti me një skuadër nga Ballkani, përformanca e mirë e tyre në këtë kompeticion, si dhe “armiqësia’ me skuadra si Serbia, për të cilën ende ruajmë rezerva të ndeshjes së ‘famshme’ të shfaqes së dronit. Këto drejtues lokalesh pohojnë se presin që të kenë një pjesëmarrje të konsiderueshme në finale, ndonëse orari i nisjes së ndeshjes (17:00) dhe përkimi me një ditë fundjave (e dielë) nuk është shumë favorizues pasi pjesa më e madhe do të jenë jashtë Tirane duke pushuar.
Përmbledhje:
Çfarë është?
Finalja e Kupës së Botës 2018 ndërmjet Francës dhe Kroacisë.
Kur është finalja e Kupës së Botës 2018?
Këtë vit, finalja e 21-të e Kupës Botërore do të mbahet të dielën, më 15 korrik 2018.
Kur fillon?
Përfundimi do të fillojë në 5 p.m.
Ku do të zhvillohet finalja?
Stadiumi Luzhniki në Moskë do të presë finalen në Kupën Botërore 2018. Organizatorët sportivë të Rusisë ka organizuar më parë Olimpiadën e vitit 1980, finalen e Kupës Uefa 1999 dhe finalen e Ligës së Kampionëve 2008.