Argjentinasi Nestor Pitana është përzgjedhur gjyqtari kryesor për finalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Kroacisë.
Ndeshja e madhe e së dielës është e para e këtij lloji për Kroacinë, ndërsa e treta në histori të “Les Bleus”.
FIFA njoftoi sot se Pitana do të jetë gjyqtari kryesor, i asistuar nga Hernan Maidana dhe Juan Belatti, teksa Bjorn Kuipersë është gjyqtari i katërt.
43-vjeçari ishte gjyqtari kryesor edhe në sfidën hapëse mes Rusisë dhe Arabisë Saudite.
Sa i përket ndeshjes për vendin e tretë mes Belgjikës dhe Anglisë, gjyqtar do të jetë iraniani Alireza Faghani.