Malcom do të jetë një lojtar i Barcelona-s, që ka befasuar Roma-n.
Italianët kanë arritur marrëveshjen për sulmuesin brazilian, me Roma dhe Bordeaux që kanë konfirmuar gjithçka në rrjetet sociale, teksa pritej vetëm zbarkimi i lojtarit në Itali dhe vizitat mjekësore për të zyrtarizuar operacionin.
Tani, sipas “Mirror”, Bordeaux ka anuluar fluturimin pasi ka marrë një ofertë më të lartë nga katalanasit, të cilët duket se kanë hequr dorë nga Willian.