FSHF-ja ka nxjerrë në shitje biletat e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do të luhet më 7 Shtator, ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Kjo sfidë do të luhet për Ligën e Kombeve, një kompeticion që starton për herë të parë këtë shtator dhe do jetë e para për Pannuçin.
Ajo që bie në sy, janë çmimet mjaft të larta të biletave për këtë takim, pavarëishst se emri i kundërshatrit nuk është intrigues.
Çmimet variojnë nga 1000 lekë të reja mbrapa porte, deri në 18 mijë lekë në tribunën VIP dhe janë dukshëm më të larta se për sfida shumë më prestigjoze.