Zbulim i ri, dashuri e vjetër. Distanca mes Interit dhe Luka Modric herë afrohet dhe herë largohet, por dashuria mes tyre nuk shuhet.
Megjithatë ajo që ngre më shumë pikëpyetje janë të rejat që shkruajnë mediat spanjolle, me "AS" që mendon se Florentino Perez nuk dorëzohet përballë ofertës së Interit, por ajo që nuk dihet mund të jetë një prapaskenë në kontratën e Modric. Sipas saj, mes kapitenit të Kroacisë dhe presidentit të Realit mund të ekzistojë një pakt "alla Cristiano Ronaldo".
Një pakt midis zotërinjve që do të lejonte kroatin që të largohej nga Real Madrid duke kërkuar shitjen me një shifër definitivisht më të ulët se klauzola. Inter mbetet në dritare, vendimtar do të jetë takimi i së mërkurës mes Modric-Perez.
Nëse marrëveshja prej xhentëlmenësh konfirmohet, Inter do të duhet të gjej një marrëveshje me Modric për të mbyllur negociatat me Real Madridin.