Milani e ka mbyllur me fitore turneun “International Champions Cup”, duke qenë se në ndeshjen e fundit, ka mundur Barcelonën me rezultatin 1-0.
Vendimtar në këtë takim, ka qenë goli i shënuar në minutën e 93 nga Andre Silva, ndërkohë që takimi është dominuar nga katalanasit e Barcelonës.
Me këtë fitore, Milani ngitet në vendin e tetë me 4 pikë, ndërkohë që Barcelona e mbyll në vendin e fundit (20) me vetëm 2 pikë të fituara. Totenhem është kryesuesi në këtë turne me 7 pikë në 3 takime, i ndjekur nga Dortmundi me vetëm 1 gol më pak, ndërkohë që Interi ka 4 pikë me 1 ndeshje më pak dhe do ta mbyllë kundër Atletiko Madridit këtë turne.