Antoine Griezmann dhe Paul Pogba vazhdojnë të shijojnë pushimet e tyre pas fitores së titullit kampion të botës në Rusi. Sulmuesi i Atletico Madrid ndodhet në Miami ku e ka të vështirë që të heqë dorë nga sporti.
Vetëm se këtë radhë Grizman i është dedikuar basketbollit, duke treguar të gjithë aftësitë e tij të shënimit të pikëve, jo vetëm me duar, por edhe me këmbë.
Ndërsa Pogba e ka lënë Los Angelesin për të udhëtuar në anën tjetër të botës, në Polinezi. Mesfushori i manchester United ka vendosur t’i dedikohet diçkaje tjetër në këto orë të fundit të pushimeve, duke u impenjuar në mësimin e të famshmes ‘Haka’, e skuadrës së rugby neozelandese të All Blacks.