Boksieri i famshëm shqiptar Florian Marku ka pësuar një aksident gjatë ditës së sotme, duke lënduar krahun e tij të majtë.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur Marku, në një foto të postuar në në faqen e tij në Instagram, ku shihet se gjendja e tij është mjaft e rëndë.
“Ndeshja nuk do zhvillohet me dat 14 shtator ne ferizaj por do shtuhet pak jav me von per shkak te nje aksidenti qe pesova sot.”, shkruan Marku.
Florian Marku më 14 shtator do ta sfidonte Sergey Klyuev në Ferizaj.