Yann Karamoh është në bisedime të avancuara për t’ju bashkuar ekipit të Parmas pasi që keita Balde Diao i është bashkuar Interit
Anësori francezo-breg i fildishtë mund të luaj në tri pozitat e sulmit.
Ai ishte blerë për 5.5 milionë meuro nga SM Caen verën e kaluar dhe ka shënuar vetëm një gol në 16 paraqitje në Serie A.
Karamoh pritet që të largohet nga San Siro pasi që Keita Balde arriti nga Monaco, duke shtyrë atë dhe Antonio Candrevan drejt largimit nga Interi.
Sipas Sportitalia, negociatat për një huazim të Parma kanë avancuar dhe pritet që të përfundojnë në 24 orët e ardhshme.
Parma ka qenë shumë aktive në ditët e fundit të këtij afati, i cili mbyllet të premten pas mesnatës, pasi që ata kanë huazuar Roberto Inglese nga Napoli dhe janë shumë afër transferimit të ish sulmuesit të Arsenalit dhe Romës, Gervinho.