Barcelona e ka përmbyllur në mënyrën më të mirë sezonin parapërgatitor duke e mundur me rezultat 3-0, Boca Juniors
Barcelona qysh tani po tregon se sivjet do të jetë një kockë e fortë për rivalët e saj.
Ata kanë mundur me rezultat të pastër kampionin e Argjentinës, Boca Juniors me rezultat 3-0, në një ndeshje miqësore, para të cilës kapiteni i ri i kësaj skuadre, Lionel Messi mbajti një fjalim shumë emocional.
Messi tha se ndihet shumë i lumtur që është kapiten i një ekip kaq të mrekullueshëm si֛ç është Barcelona.
Barcelona shënoi dy gola në pjesën e parë.
Fillimisht ishte përforcimi i ri Malcom që shënoi për Barcelonën në minutën e 18, ndërkaq për dyfishim të rezultatit u përkujdes, tashmë legjendë e gjallë e Barcelonës, Lionel Messi që shënoi në minutën e 39’të.
Në pjesën e dytë prapë ishte Barcelona që dominoi takimin, por shumica e lojtarëve u ndërruan.
Goli i tretë për Barcelonën erdhi në minutën e 67’të, ku shënoi Rafinha.
Barcelona e fillon sezonin e ri të shtunën ku e pret në Camp Nou Deportivo Alaves.