Leo Messi flet për herë të parë si kapiten i Barcelonës

E Enjte, 16 August 2018 09:33

Lionel Messi u tregua ambicioz në fjalimin e tij të parë si kapiten i Barcelonës. Futbollisti argjentinas ka premtuar se do të japë maksimumin për të rikthyer në “Camp Nou” trofeun e Champions League, që në 3 edicionet e fundit është fituar nga Real Madrid.

“Sa për këtë vit, ne kemi krijuar një skuadër të fortë. Blerjet na kanë bërë edhe më të mirë sesa vjet. Edhe pse vitin e kaluar u kënaqëm me kampionatin dhe Kupën e Mbretit, u mërzitëm për Champions-in, për mënyrën se si u eliminuam. Premtojmë se do të bëjmë çdo gjë të mundshme në mënyrë që ajo kupë aq e bukur dhe e dëshiruar nga të gjithë të kthehet në fushën tonë”, tha Leo Messi.

Përsa i përket faktit që këtë sezon do të jetë kapiteni i parë i Barcelonës, Messi tha: “Për mua është një krenari e madhe. Unë e di se çfarë duhet të jetë kapiteni i këtij klubi. Kam qenë me fat sepse kam pasur shembuj të shkëlqyer si Puyol, Xavi dhe Iniesta”.

Modifikuar më E Enjte, 16 August 2018 09:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...