Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjesh në prag të fillimit të sezonit të ri. Ajo që bie në sy është se Sokol Jareci, ish-arbitër, do të jetë Kryetari i Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së, ndërsa Dzemal Mustedanagiç Drejtori Teknik i federatës.
Më poshtë të gjitha vendimet:
- 1. U miratuan listat e Arbitrave, Asistentëve, Vëzhguesve dhe Delegatëve për sezonin 2018-2019.
- 2. Z. Sokol Jareci emërohet në pozicionin e Kryetarit të Komisionit të Dizenjimit pranë FSHF-së.
- 3. Z. Dzemal Mustedanagiç emërohet në pozicionin e Drejtorit Teknik pranë FSHF-së.
- 4. Në lidhje me propozimin e klubeve për numërin e futbollistëve të huaj në fushë, KE vendosi që: Komisioni i garave të hartojë një raport të zgjeruar dhe të argumentuar për ndryshimin e numërit të lojtarëve të huaj që aktivizohen në kampionatin kombëtar.
- 5. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Parë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:
Grupi A
Vllaznia
Iliria
Erzeni
Besëlidhja
Dinamo
Korabi
Burreli
Shënkolli
Vora
Veleciku
Grupi B
Lushnja
Bylis
Apolonia
Tomori
Pogradeci
Besa
Egnatia
Turbina
Elbasani
KF Oriku
(Shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë do të hidhet në FSHF, ditën e hënë datë 20 gusht, ora 11.00)
- 6. U miratua edhe struktura e Kampionatit Kombëtar Kategoria e Dytë, në ndarjen e skuadrave në dy grupe A dhe B, si më poshtë:
Grupi A
Vllaznia B
Tërbuni
Klosi
Spartaku
Partizani B
Luzi 2008
Gramshi
Tirana B
Internacional Tirana
Sopoti
Kukësi B
Ada
Kevitan
Rubiku
Grupi B
Shkumbini
Naftëtari
Albpetrol
Devolli
Delvina
Butrinti
Maliqi
Këlcyra
Skrapari
Tepelena
Memaliaj
Gramozi
Përmeti
FC.Termi
- 7. Komiteti gjithashtu miratoi edhe data e fillimit të kampionateve. Kështu, Kampionati Kombëtar i Kategorisë së dytë do të nisë më datë 16 shtator Kategoria Superiore për Moshat do të nisë në datë 2 shtator.
Kampionati i femrave do të nisë më datë 15 shtator.