Mbrëmë u luajt ndeshja për Superkupën e Europës të këtij viti, ku Atletico Madrid mposhti mbrëmë Real Madrid me shifrat 4-2.
Siç e ka Griezman që gjithmonë mendon t’ia bëjë akoma edhe më djegës humbjen kundërshtarëve, është tallur mbrojtësit të Realit me një foto montazh.
Në foton e postuar në ‘insta story’ duket francezi i ulur në karrigen mbretërore, me Ramosin që e kurorëzon. Griezmann ka dashur të tregojë se në kryeqytetin spanjoll tashmë po “mbretëron” Atletico, ndërsa Reali ka dorëzuar fronin.