“Për fansin tim numër një, të lutem mos e kthe mbrapa”, ka qenë ky mbishkrimi në fanellën që Xherdan Shaqiri ia ka dërguar legjendës së Manchester Unitedit, Gary Nevillet, pas një basti që ky i fundit humbi me Jamie Carragher.
Neville e pati kishte kritikuar Shaqirin gjatë Kupës së Botës dhe për kohën sa ishte lojtar i Stoke Cityt.
“Shaqiri mund ta luajë një lojë të mirë ose ta shënojë një gol të bukur por pastaj për disa ndeshje vetëm endet nëpër fushë pa bërë asgjë”, pati thënë ai. Kështu që Shaqiri kishte rastin për t’ia rikthyer kritikat me një dhuratë speciale, të cilën nuk e pëlqen aspak legjenda e futbollit anglez.