Interi i Luçiano Spaletit ka zhgënjyer në javën e parë të Serisë A, teksa është mundur me rezultatin 1-0 nga Sasuolo. Edhe pse zikaltërit janë cilësuar si një ndër skuadrat pretendonte për të fituar kampionatin, starti ka qenë për të harruar.
Katër humbje në 4 përballjet e fundit me Sasuolon në kampionat. Skuadra e De Zerbit duke se është kthyer në një “mace të zezë” për zikaltërit. Ishte Domeniko Berardi ai që i dhuroi fitoren vendeve me golin e tij nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 27-të. Në sfidën e radhës Interi do të presë Torinon, ndërsa Sasuolo do të udhëtojë drejt Kaljarit.
Ndërkohë në sfidat e tjera të luajtura në orën 20:30. Spali mposhti Bolonjën 0-1. Empoli i Frederik Veselit triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Kaljarit. Mbrojtësi shqiptar e nisi nga stoli, teksa u aktivizua në minutën e 87-të, duke zënë vendin e Zajç. Ndërkohë që sfida mes Parmës dhe Udinezes u mbyll në barazim 2-2.
REZULTATET:
Sasuolo – Inter 1-0
Bolonja – Spal 0-1
Empoli – Kaljari 2-0
Parma – Udinese 2-2