Ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e parë zyrtare eliminatore të ekipit kombëtar të futbollit, SHQIPËRI-IZRAEL për kompeticionin e UEFA Nations League, e cila do të luhet në datën 7 Shtator 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, në Elbasan. Shitja e biletave do të jetë në disa pika në qytete të ndryshme të Shqipërisë në një kohë që, prej disa javësh ka nisur edhe në faqen zyrtare të FSHF-së fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, shitja e biletave online për secilën kategori të stadiumit. Tashmë, për të gjithë sportdashësit që duan të ndjekin takimin e skuadrës kombëtare në 7 shtator, të drejtohen në të gjitha pikat e mëposhtme, për të siguruar një vend në “Elbasan Arena” për sfidën e parë në UEFA Nations League të kuqezinjve. Paralelisht me pikat e shitjes do të gjeni më poshtë edhe çmimet e biletave përkatëse.
Shitja e biletave do të bëhet në pikat e mëposhtë shënuara:
- • Tiranë: Dyqani FSHF Macron, rruga Elbasanit/ Nga e hëna në të dielë/ Ora 08:00-20:00
- • Tiranë: Biletaria prane stadiumit Selman Stermasi/ Çdo jave nga e enjtja në të dielë/ Ora 12:00- 18:00
- • Durrës: Biletaria prane stadiumit Niko Dovana/ Hapur prej datës 27 Gusht- 7 Shtator/ Ora 09:00-13:00
- • Korçë: Kancelaria perballë Kinema Millenium/ Nga e hëna në të dielë/ Ora: 09:00-21:00./Supersport