Ky është momenti që tifozët lejnë rivalitetin e tyre mënjanë për të ndihmuar fëmijët e sëmurë. Në minutën e 19-të të ndeshjes Feyenoord dhe Excelsior, tifozët treguan një anë ndryshe, e ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim, duke hedhur një breshëri me lodra, një surprizë që do të mbahet mend gjatë. Feyenoord kishte ftuar në stadium një grup fëmijësh të sëmurë nga spitali “Sophia” për të parë ndeshjen.
Fëmijët u futën në fushë me të dyja skuadrat para fillimit të ndeshjes. Ata gjithashtu kanë mbetur të kënaqur me rezultatin, pasi heronjtë e tyre fituan me rezultatin 3-0 ndaj Excelsior. Por nuk është hera e parë që në stadiumet e Holandës ndodhin surpriza të tilla. Në vitin 2016 dhe përsëri në stadiumin De Kuip të Feyenoord, tifozët e Ado Den Haag hodhën lodra për fëmijët e pranishëm në stadium.