Belgu Radia Nainggolan, nuk ishte në dispozicion të Interit në ndeshjen e parë që zikaltërit luajtën mbrëmjen e djeshme kundër Sassuolo-s, përballje e cila përfundoi me rezultatin minimal 0-1.
Në fillimin e pjesës së dytë kur Interi po humbiste, ai është fokusuar nga kamerat teksa po ndiqte me sy një vajzë dhe nuk e kishte mendjen te loja.
Mesfushori nuk nguroi të komentonte së bashku me një mikun e tij një femër seksi e cila kaloi në tribunën e stadiumit.
Kujtojmë se Nainggolan u ble nga Roma dhe prej më shumë se 1 muaji vuan një dëmtim muskular dhe ndeshjen në “Mappei Stadium” e ndoqi nga tribuna.