Jurgen Klop kishte vetëm fjalë të mira për skuadrën e tij pas fitores 2-0 kundër Kristal Palas të hënën në darkë. Skuadra po fitonte 1-0 por ndeshja nuk u mbyll derisa Mane shënoi golin e 2-0 pas një kundërsulmi të shpejtë në fundin e takimit.
“Në ato momente ka pak karburant dhe ndoshta lojtarët kanë pak nevojë për ndihmë nga një trajner i inatosur – vraponi ose ju vrava – dhe ata e bënë këtë me një kundërsulm fantastik”, shpjegoi Klop minutat e fundit të ndeshjes ku skuadra e tij siguroi fitoren.
Klop shtoi se nuk i interesonte në këto momente të fliste për luftën për titull, pasi ishte shumë herët për të bërë parashikime.
“Është shumë herët dhe në fakt as që më intereson. Nuk jemi në garë me skuadrat e tjera të Premier Ligës çdo fundjavë. Unë nuk isha 100% i sigurt nëse do të shënonim në pjesën e parë sot. Duhet të luash dhe të jesh konkurrues, të luash në mënyrë të shëmtuar, të bësh gjithçka. Objektivi ynë është të jesh një kundërshtar i vështirë për këdo. Nuk mund të flasësh pas dy ndeshjesh. Ju mund të bëni çfarë të doni dhe diskutoni çfarë të doni, thjesht bëjeni pa ne”, ishte batuta e Klop para gazetarëve.