Cristiano Ronaldo nuk shënoi asnjë gol në debutimin e tij për Juventusin, por la shenja gjithsesi në këtë ndeshje.
Ai e testoi portierin e Chievos, Stefano Sorrentinon, në më shumë se një rast, por nuk ia doli ta mposhte. Megjithatë, në një përplasje të pafat në fund të ndeshjes, Ronaldo e la pandjenja Sorrentinon, transmeton Gazeta Express.
Sorrentino zgjodhi mediat sociale për të treguar se Ronaldo i ka shkruar atij pas incidentit.
“E kam marrë mesazh përkrahjeje dhe për shërim të shpejtë nga Cristiano Ronaldo. Faleminderit, legjendë!”, ka shkruar Sorrentino në Twitter.
Sorrentino u dërgua në spital pasi e kishte thyer hundën, kishte pësuar ndrydhje në kraharor dhe në qafë. Atij i duhen dy javë pushim për ta rimarrë veten.