Megjithëse për efektivitetin e sistemit “VAR” ka shumë polemika, duhet pranuar që ky sistem po i bën mirë futbollit dhe ndeshjeve, duke qenë se vendime të gabuara të marra nga gjyqtarit, shkojnë në vendin e tyre falë “VAR”-it.
Pasi ishte i suksesshëm në Itali e Gjermani, u mendua të përdoret edhe në Botëror, aty ku hoqi çdo polemikë në lidhje me vendimet dhe u përshëndet nga të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. UEFA po mendon që ky sistem të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve, madje duke nisur që nga sy sezon.
Faza çerekfinale është ajo në të cilën pritet të vihet në përdorim ky sistem, ndërkohë që ditët në vijim do të merret një vendim përfundimtar. javën që vjen, pasi të ketë përfunduar faza e “Play Off”-it, do të ketë një mbledhje ndërkohë që në shtator do të vendoset përfundimisht për këtë sezon. Po mendohet që “VAR”-i të përdoret edhe në Europianin 2020.